Një grup i senatorëve i kërkojnë Trumpit të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska - NACIONALE

Një grup i senatorëve i kërkojnë Trumpit të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska

2 javë më parë

nga NACIONALE

Senatorët e dy taborëve politike në ShBA po kërkojnë rivendosje të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve të Republikës Sërpska.

Një grup senatorësh republikanë dhe demokratë i kanë kërkuar administratës Donald Trump që të rikthejnë sanksionet ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska, të cilat ishin hequr në tetor të vitit të kaluar.

Përmes një deklarate, këtë senatorë janë shprehur të shqetësuar me veprimet e Republikës Sërpska.

Shkalla dhe koha e këtyre veprimeve janë shqetësuese, veçanërisht sepse puna e Qendrës Përkujtimore është kyç për ruajtjen e së vërtetës, nderimin e viktimave dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të respektojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës dhe të sigurojnë që Qendra Përkujtimore të mund ta përmbushë misionin e saj thelbësor, pa u përballur me frikësim”, është thënë në deklaratën e grupit të senatorëve.

Kjo thirrje e senatorëve amerikanë vjen pasi autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë morën në pyetje punonjës dhe ish-punonjëe të Qendrës Përkujtimore Potoçari, që morën pjesë në përgatitjen e një raporti për mohimin e gjenocidit, raporton REL

Lajme të ngjashme