Një grua vdes rrugës për në QKUK, konsumoi domestos - NACIONALE

Një grua vdes rrugës për në QKUK, konsumoi domestos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua nga Vitia ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK, pasi dje kishte konsumuar demostos. Policia ka nisur hetimet.

Sinjali ka raportuar se viktima nga fshati Sadovinë e Qerkezëve në Viti, kishte kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, për shkak se kishte konsumuar preparate kimike (domestos) dhe për pasojë iu kishte përkeqësuar gjendja, ku më pas ka humbur jetën.

Së pari e ndjera ishte dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, por për shkak të gjendjes së rënduar, sot ishte vendosur të transferohej për mjekim të metutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

E ndjera nuk arriti që të trajtohej në QKUK, pasi rrugës për në këtë qënder humbi jetën, ku mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Motivet e rastit ende nuk dihen, andaj më urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme