Një grua plagoset nga “plumbi qorr” në Prizren
Një grua është plagosur ditën e djeshme në Prizren, këtë e ka bërë të ditur në raportin 24 orësh policia e Kosovës.
Ajo dyshohet të jetë plagosur me një “plumb qorr” të kalibrit të panjohur.
Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa sipas policisë rasti është nën hetim.
“Një femër dyshohet se ka pësuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.