“Një ditë në Prokurori, një në ambasadë”: Vlora Çitaku reagon pas intervistimit të Martin Berishajt - NACIONALE

“Një ditë në Prokurori, një në ambasadë”: Vlora Çitaku reagon pas intervistimit të Martin Berishajt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas intervistimit të Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale.

Ajo ka thënë se marërzia nuk ka kufi, duke shtuar se Berishaj një ditë po e kalon në Prokurori e një në ambasadë.

Postimi:

Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike.

Po e dini kush nuk e ka këtë hall?

Martin Berishaj.

Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem.

Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë.

Marrezia nuk paska kufi.

Lajme të ngjashme