Një delegacion i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultime vjetore - NACIONALE

Një delegacion i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultime vjetore

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të qëndrojë në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt 2026 për zhvillimin e konsultimeve vjetore në kuadër të Nenit IV me Republikën e Kosovës. Lajmi u konfirmua në Washington DC më 2 shkurt 2026 nga përfaqësuesi rezident rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa.

Misioni do të udhëhiqet nga David Amaglobeli dhe synon vlerësimin e zhvillimeve të fundit makroekonomike, analizimin e perspektivës ekonomike dhe rreziqeve potenciale, si dhe diskutimin e politikave ekonomike dhe prioriteteve reformuese me autoritetet kosovare dhe palët e tjera relevante.

Sipas njoftimit, në përmbyllje të vizitës, FMN-ja planifikon të publikojë një komunikatë për media dhe të mbajë një konferencë për shtyp.

Lajme të ngjashme