Një burrë sulmohet fizikisht nga ish-gruaja e tij dhe vajza
Polica e Kosovës ka njoftuar se një mashkull dje ka raportuar një sulm fizik nga ish-bashkëshortja e tij.
Ai ka raportuar së dhunë është ushtruar edhe ndaj të dashurës së tij.
Sipas personit në fjalë, në sulm ka marrë pjesë edhe vajza e tij.
Policia ka treguar së të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, është thënë në raportin e policisë.