Një 62-vjeçar vdes në vendin e tij të punës - NACIONALE

Një 62-vjeçar vdes në vendin e tij të punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe një person ka humbur jetën në vendin e punës në Kosovë.

Është raportuar se nj2 62 vjeçar me inciale M.D, ka vdekur deri sa ishte duke punuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Në lidhje me këtë ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka njoftuar se viktima ishte pranuar pa shenja jete në një ordinancë në fshatin Kaçanik i vjetër.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tha Veseli për Klankosova.

Në lidhje me këtë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” .

“Ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme