Një 30-vjeçare gëlltiti aksidentalisht një gjilpërë, ia heqin mjekët në QKUK - NACIONALE

Një 30-vjeçare gëlltiti aksidentalisht një gjilpërë, ia heqin mjekët në QKUK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se kanë hequr një gjilpërë nga rrugët e frymëmarrjes së një 30-vjeçareje, pasi ajo aksidentalisht e kishte aspiruar atë.

Sipas njoftimit gjilpëra po i krijonte vështirësi në frymëmarrje dhe me aparatin e bronkoskopisë i është larguar gjilpëra.

“Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje. Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje. Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti” - thuhet në njoftimin e SHKUK-ës.

Lajme të ngjashme