Ndërron jetë 23-vjeçari si pasojë e një vetaksidenti
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Suharekë të Studençanit ku është përfshirë një 23-vjeçar.
Vozitësi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në Spitalin e Prizrenit, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, i cili e ka verifikuar lajmin për rtv21.tv.
“Njësia e Trafikut i ka kryer veprimet e nevojshme në venngjarje. Me udhër të Prokurorit, trupi u dërgua në IML në Prishtinë për autopsi”, ka bërë të ditur Alija.