Nitaj i AAK-së: Atë që deklaroi Konjufca, Haradinaj e ka thënë që dy javë - NACIONALE

Nitaj i AAK-së: Atë që deklaroi Konjufca, Haradinaj e ka thënë që dy javë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë në Klan Kosova, ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës i ka kthyer përgjigje Francës dhe Gjermanisë për planin franko-gjerman, për të cilin tha se është plan i mirë për t’i zgjidhur çështjet deri në njohjen e plotë.

Ndaj qëndrimeve të Konjufcës ka reaguar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i cili ka thënë se atë çka ka deklaruar Kryetari i Kuvendit, ka dy javë që po e thotë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Status i plotë:

Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca sapo deklaroi se ne piken e dyte te marreveshjes te cilen tashme, tha ai, e ka bere publike zoti Haradinaj, respektohet sovraniteti dhe integriteti ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Eshte veshtire qe Kosova ta refuzoje nje plan te tille, tha Konjufca.

Bukur shume!

Te njejten e ka deklaruar edhe Ramush Haradinaj ketu e dy jave me pare, vec se Haradinaj ka kerkuar edhe garancine amerikane.

Kjo dmth se s'ka me kohe as nevoje per interpretime teorike-filozofike!

Lajme të ngjashme