Nisma Socialdemokrate: Moment historik hapja e negociatave me BE-në
Nisma Socialdemokrate e ka cilësuar moment historik hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“Vendimi i sotëm i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në familjen e madhe europiane, shënon një moment historik dhe te mirëpritur për rajonin.
Në emrin tim personal dhe të Nismës Socialdemokrate, e përshëndesim këtë hap të madh për shqiptarët, dhe përzemërsisht urojmë qytetarët e Shqipërisë, institucionet e shtetit shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuuan për këtë vendim historik për kombin tonë. URIME!”
Fatmir LIMAJ”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.