Nisma i reagon Shkëlzen Gashit pasi ky nënkuptoi se Fatmir Limaj "ka vjedhë për 20 vjet": "Albini u ka dhënë shumë me hangër gomarëve"
Analisti Shkëlzen Gashi e konsideroi nënkuptueshëm si “multimilioner” që kishte vjedhë për 20 vjet Fatmir Limajn e Nismës Social-Demokrate. Por, reagimi i Nismës ndaj kësaj deklarate duket se është shumë i zbehtë.
Albulena Balaj Halimi nga kjo parti që kryente edhe funksionin e zëvendëskryeministres e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook e në të cilin e ka sulmuar Gashin por pa folur mbi akuzat e tij.
“Nëse ka fakte ky djali, duhet me shku në Prokurori, e besa me pas pasë fakte ky, në postimin e tij kish përmend emër, ama nuk guxon se tani duhet me shku në burg për shpifje,” – u shpreh ajo.
Në fakt, dihej se Gashi e kishte fjalën për z. Fatmir Limaj sepse ky i fundit kishte kërkuar “front të përbashkët” kundër Kurtit.
Nacionale provoi të merrte një qëndrim edhe nga z. Limaj, por i cili i tha gazetës se nuk mund të jepte prononcime dhe na referoi te statusi i znj. Balaj.
“Duhet me i qitë edhe këta tontë se çka thojnë,” – tha ai.
Gazetarja insistoi duke i thënë se Gashi nuk ishte i parëndësishëm në sferën publike, mirëpo megjithatë ai nuk u përgjigj.
