Nis verifikimi i nënshkrimeve për largim të kryetarëve në veri, KQZ thotë se “do të merr kohë” procesi - NACIONALE

Nis verifikimi i nënshkrimeve për largim të kryetarëve në veri, KQZ thotë se “do të merr kohë” procesi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur procesi i verifikimit të nënshkrimeve të serbëve në peticionin për largimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe në veri, ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në një përgjigje me shkrim për Nacionalen.

KQZ njofton se procesi i verifikimit “do të merr kohë” duke qenë se të dhënat janë pranuar në formë fizike dhe duhet të shihen një-nga-një nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, njoftoi zëdhënësi, Valmir Elezi.

Sigurisht se ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Kryetarët e Komunave dhe Grupet Nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së do të bëhet edhe publike”, thanë nga KQZ.

Lajme të ngjashme