Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë - Armeni
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave përmes platformës online.
Kosova do të zhvillojë dy miqësore në nëntor, ku fillimisht do të përballet me Armeninë, derisa tre ditë më vonë me Ishujt Faroe.
Çmimet e biletave vazhdojnë të jenë të njëjta, pra në veri dhe jug nga 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP - 80 euro.
Biletat për ndeshjen me Armeninë tashmë kanë nisur të shiten dhe mund t'i siguroni duke klikuar: KËTU.