Nis seanca ndaj Salih Mustafës, Gjykata Speciale sot shpall vendimin për Calin
Ka filluar seanca ndaj Salih Mustafës, komandant Calit, në Gjykatën Speciale, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-komandant të UÇK-së.
Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë pritet ta shpallë aktvendimin për Salih Mustafën, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky njëherësh do te jetë aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.
Mustafa dyshohet për katër vepra penale: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje e paligjshme.
