Nis gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorëve të Komunës së Ferizajt, mungon një i akuzuar
Betimi për Drejtësi raporton se ka nisur gjykimi ndaj disa ish-drejtorëve të Komunës së Ferizajit dhe ish-zyrtarëve të tjerë, të cilët po akuzohen për korrupsion.
Në mungesë të akuzuarit Faik Grainca, Gjykata Themelore e Ferizajt ka dështuar të mbajë seancën fillestare.
Grainca dhe Aliu po akuzohen se në cilësi të drejtorëve të Urbanizmit dhe Mjedisit në këtë komunë, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Në këtë rast po akuzohen edhe Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu.