Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut - NACIONALE

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut

3 orë më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën e Prishtinës ka nisur të premten gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për masakrën në Reçak, një prej ngjarjeve më të rënda të luftës në Kosovë, e cila ndikoi në rritjen e presionit ndërkombëtar për ndërhyrje dhe përfundimin e luftës së viteve 1998-1999.

Të pandehurit akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit janë me inicialet O.S., R.M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N. dhe Ç.A.

Masakra në Reçak konsiderohet një nga ngjarjet që pati ndikim të madh në zhvillimet politike dhe diplomatike të vitit 1999, duke u bërë një nga faktorët që çoi në ndërhyrjen ndërkombëtare kundër forcave serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme