Nimani: Do të jemi befasia e zgjedhjeve, do ta kalojmë 15 përqindëshin
Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt, do të garojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, ka thënë se do të jenë befasia e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se janë fazën e përgatitjes së planprogramit por edhe do të jenë befasia e zgjedhjeve.
“Do të garojmë bashkarisht me AAK-në dhe Nismën dhe bashkë më neve do të jetë edhe Lista Konservatore, përë zgjedhjet e 9 shkurtit. Ne kemi bërë ndoshta pak më herët koalicionin sesa subjektet e tjera politike, por që jemi në një fazë intenzive të përgaditjes së planprogramit dhe në përgatitje të ofertës për qytetarët e Kosovës, e cila ofertë do të sjellë atë ndryshimin e pritur në sistemin politik, por edhe në rezultatin e zgjedhjeve”.
“Ky koalicion do të jetë befasia e zgjedhjeve sepse përgaditjet tona janë aq intensve; numri i njerëzve dhe lista zgjedhore do të jenë ajo përgjigja reale të cilin e presin qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi në fazën e konsolidimit final të programit zgjedhor, i cili ka dalë pas debatit që kemi pasur në dhjetëra tryeza poltike organizime me grupe të interesit dhe besoj që do të jetë një prej programeve që realisht e meritojnë qytetarët e Kosovës.” – ka thënë ai për Ekonomia Online.
Më tej, ai beson se koalicioni i tyre do të kalojë më shumë se 15 për qind.
“Ne bëjmë sondazhe të vazhdueshme edhe si Forum i Intelektualëve kemi dy qendra me të cilat merremi me hulumtimin e opinionit publik. Dhe rezultatet tona janë rezultate jashtëzakonisht shpresëdhënëse. Besoj që koalicioni jonë do t’i kalojë shifrat e 15 përqindëshit me zgjedhjet e ardhëshme të cilat janë pritjet minimale, por që besoj që me një mobilizim siç jemi duke vazhduar që nga gjysma e janarit të këtij viti, dhe mendoj që do të kemi një rezultat befasues dhe do të jetë determinues i ardhshëm i qeverisë në Republikën e Kosovës.” – ka thënë ai.