Nikaj: VV po bie në mënyrë stabile, PDK synon t'i fitojë zgjedhjet - NACIONALE

Nikaj: VV po bie në mënyrë stabile, PDK synon t'i fitojë zgjedhjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovë, Bernard Nikaj, ka komentuar sondazhet e UBO Consulting rreth përqindjeve të partive politike.

Nikaj ka thënë se hulumtimi vë në dukje rënien e vazhdueshme të Vetëvendosjes.

Sipas tij, VV tashmë ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe kjo mbështetje tashmë është në anën e opozitës.

“Po shohim një rënie të vazhdueshme dhe të vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Sot, kur po shohim, përkrahja e qytetarëve është për opozitën dhe jo më për Vetëvendosjen”, ka thënë Nikaj në T7.

Sipas të njëjtit sondazh, Nikaj ka deklaruar se vërtetohet rikonsolidimi i votës së PDK-së.

Lajme të ngjashme