“Ngulfataj" e kryeqytetit nga mbeturinat, Rama premton zgjidhje për problemin e tyre në Prishtinë
Çështja me mbeturinat është bërë problematikë jo vetëm në Prishtinë, por në shumicën e qyteteve të Kosovës. Kjo gjendje ka shkaktuar edhe reagime nga qytetarët. Pas këtyre shqetësimeve për gjendjen e kryeqytetit nga mbeturinat, kryetarit Përparim Rama, është bërë i “gjallë”, duke thënë se shumë shpejt çështjes së pastrimit do t’i bëhet zgjidhja përfundimisht.
Rama, së bashku me nënkryetaren Besianë Musmurati dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, ka vizituar Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”, ku ka diskutuar me drejtuesit dhe punëtorët për situatën aktuale.
Sipas Ramës, janë dakorduar hapa për përmirësimin e menjëhershëm të situatës, si dhe për krijimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Çështjes së pastrimit po i japim zgjidhje përfundimisht.
Sot, Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Besianë Musmurati dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, ishin në Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”, për të diskutuar drejtpërdrejt me drejtuesit dhe punëtorët për gjendjen aktuale dhe zgjidhjet që na duhen.
Ata u zotuan që bashkë do të ndërmarrin hapat e mëtejmë për ta përmirësuar menjëherë situatën, por edhe për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet