Ngritja e tarifave të ujit nga janari 2026, Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit thonë se një nga arsyet është shtrenjtimi i rrymës - NACIONALE

Ngritja e tarifave të ujit nga janari 2026, Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit thonë se një nga arsyet është shtrenjtimi i rrymës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

tregojnë pse kërkuan rritjen e tarifave

Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU-të) ka treguar pse ka kërkuar rritjen e tarifave për çmimin e ujit.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, kjo kompani ka treguar disa arsyeje që e kanë shtyrë ngritjen e këtyre tarifave.

Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU-të) kanë kërkuar rritjen e tarifave për disa arsye: Rritja e kostos së energjisë elektrike pas kalimit në tregun e lirë; Nevoja për investime në infrastrukturë; Futja në përdorim e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura; Zgjerimi i zonës së shërbimit; Zvogëlimi i koeficientit të ndër-subvencionimit”, është thënë në përgjigjen e kësaj kompanie

Më tej, tarifat mund të ndryshojnë nga rajoni në rajon për shkak të specifikave të ndryshme.

Tarifat mund të ndryshojnë nga rajoni në rajon për shkak të specifikave të ndryshme të sistemeve të furnizimit me ujë në secilin rajon dhe për shkak se disa kompani tashmë kanë impiante për trajtimin e ujërave të ndotura, ndërsa disa të tjera jo”, është thënë në përgjigjen e kompanisë.

Lajme të ngjashme