Kanosi policin, ngritet aktakuzë ndaj Zafir Berishës
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të NISMA-s, Zafir Berishës.
Berisha, akuzohet se më dashje ka kanosur për sulm zyrtarin policor.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi që zyretari policor i ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.
‘’Në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren... dy zyrtar tjerë policor Sh.D., dhe Xh.H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndër to edhe vetura e markës “Volvo“, pronë e të pandehurit, ku i dëmtuari në xhamin e veturës i ka vendosur “njoftim për paraqitje obligative në stacion policor dhe vendimin për kundërvajtje”. I pandehuri Z.B., me të vërejtur zyrtarin policor afër veturës së tij, i afrohet dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë të rënda ofenduese, dhe më pas i pandehuri me veprimet e tij i kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar – të dëmtuarin Q.D”, thuhet në komunikatë.
I pandehuri Zafir Berisha, pas njoftimit për kundërvajtje e ka grisur tiketën dhe copëzat e saj ia ka hedhur në fytyrë të dëmtuarit, ku dhe i është vërsulur të njëjtit për ta sulmuar.
“I pandehuri më pas, njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj ia hedh në fytyrë të dëmtuarit dhe i vërsulet të njëjtit për t’a sulmuar, i dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdorë pajisjen zyrtare “Sprej OC“, duke hedhur të njëjtin në drejtim të të pandehurit, më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari. Me këto veprime, i pandehuri Zafir Berisha ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Berisha, është dënuar më gjobë prej 600 euro, javë më parë për kërcënimin që i ka bëre kryetarit të Prizrenit përmes telefonit.