Ngritet aktakuzë ndaj një serbi që dyshohet për vrasjen e 16 civilëve shqiptarë në Istog
Është ngritur aktakuzë ndaj serbi ish-pjesëtar të Sigurimti Shtetëror të Serbisë me inicialet E.K për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1998, i cili dyshohet se ka marrë pjesë dhe ka kontrinbuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjet shqiptarëve civilë në fshatin Staradran në Istog.
I pandehuri E.K i dyshuar për krime lufte gjenden në masën e sigurisë të paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjyqtarit të procedurës paraprake, u tha në njoftimin ne shkruar për media, ndërsa u bë edhe ditur se janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e të akuzuarit të dyshuar.
“Prishtinë, 15 shtator 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E. K. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut”, thuhet në njoftim.