Ngordh gjatë operacionit të shpëtimit balena që ishte ngujuar në Lumin Sena - NACIONALE

Ngordh gjatë operacionit të shpëtimit balena që ishte ngujuar në Lumin Sena

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një balenë që ishte futur në Lumin Sena ngordhi të mërkurën gjatë një operacioni për ta kthyer atë në det në veri të Francës, thanë autoritetet.

Shpëtuesit përdorën gjatë natës një vinç për ta nxjerrë nga lumi balenën. Ajo u kontrollua nga veterinerët para se të vendosej në një kamion me ftohje për t’i dërguar mbi 160 kilometra larg, në portin Ouistreham.

“Pavarësisht nga një operacion i pashembullt i shpëtimit, njoftojmë me pikëllim për vdekjen e balenës”, thanë autoritetet në Calvados, prefektura ku ndodhet porti.

Përpjekja për shpëtim ishte veprim i rrezikshëm për balenën, por një grup për ruajtjen e gjallesave detare tha se ajo nuk do të mbijetonte në ujin e ngrohtë të lumit.

Lajme të ngjashme