Ngjarjet kryesore për sot - NACIONALE

Ngjarjet kryesore për sot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme për ditën e sotme:

  • 10:00

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani dhe ekipi i fushatës “Festo me Zemër jo me Armë”, do të vizitojë kompaninë Katana, ku do të vizitohen poligonet, shitoret ku shiten armët etj. (Kompania “Katana”)

  • 10:00

Ambasada e Francës lanson projektin e barazisë për të gjithë së bashku me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL, marrin pjesë ambasadori francez Olivier Guérot, ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Bubble Pub, Prishtinë)

  • 11:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpalos Raportin e vlerësimit mbi performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024. (Zyrat e KDI-së, rruga Bajram Kelmendi, nr.239)

  • 11:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal njofton lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastet KO232/23 dhe KO233/23. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 13:30

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) publikon analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. (Hotel “Emerald”)

  • 15:00

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës mban tryezë diskutimi “Ta ndryshojmë narrativën si flasim për vetëvrasjen”. (Rezidenca 17, Prishtinë)

  • 19:00

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës ndez qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

Lajme të ngjashme