Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme - NACIONALE

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për sot në vendin tonë janë paraparë që të zhvillohen disa ngjarje.

Për të veçuar nga ngjarjet ditore, është mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Ngjarjet e 17 tetorit:

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese organizon testimi me shkrim të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:30)

– Bordi i RTK-së raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Mos harro” e historianit Ragip Zekolli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin pÑ‘r Prokurorin e Shtetit, Prokurorinë Speciale, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, etj. (Ndëtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kudër të aktiviteteve të muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)

– Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatri ish Ministër i Financave, Bujar Dugolli ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çeku ish Ministër i Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00).

Lajme të ngjashme