Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Në Kosovë, për ditën e sotme janë paralajmruar se do të mbahen katër ngjarje.
Dy nga këto ngjarje mbahen në komunën e Rahovecit.
Të gjitha ngjarjet:
- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneun TOP 8 i U 17 më të mirë të Kosovës për vitin 2022. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)
- Komuna e Rahovecit organizon homazhe pranë shtatoreve të Tonit e Micit dhe pranë varreve të heronjeve në varrezat e dëshmorëve. (Parku i qytetit të Rahovecit, ora 11:00)
- Ministria e Ekonomisë do të inauguroj Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës, merrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë, etj. (Parku për Inovacion dhe Trajnime, Prizren, ora 13:00)
- Nën patronazhin e krytarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mbahet tubim përkujtimor për dëshmorët e Rahovecit. (Salla e qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 13:00)
