Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme
Sipas kalendarit të ngjarjeve të Ekonomia Online, në Kosovë janë paralajmëruar veç dy të tilla.
Me fillim nga ora 09:00 mbahet aktiviteti përmbyllës i fushatës së përbashkët ndërgjegjësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Blloko urrejtjen. Fal dashni!”.
“Mbahet aktiviteti përmbyllës i fushatës së përbashkët ndërgjegjësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Blloko urrejtjen. Fal dashni!”. (Këndi i Lojërave Publike, te Qafa).”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, nga ora 19:00 do të shënohet jubileu i 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.
“19:00 - Shënohet jubileu i 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës. (Salla e Sportit “1 Tetori”, në Prishtinë)”, thuhet në njoftim.