Ngjarje sikur në filma në Gjilan: Tentoj t’i godas me veturë policët, njëri nga ta e gjuan me armë - NACIONALE

Ngjarje sikur në filma në Gjilan: Tentoj t’i godas me veturë policët, njëri nga ta e gjuan me armë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një i dyshuar, ka tentuar t’i godas me veturë zyrtarët policorë, njëri nga policët në vetëmbrojtje ka gjuajtur me armë por i dyshuari ka arrtiur të shmanget dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

“VRASJE NË TENTATIVË

Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore.” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme