Ngjarje e rëndë në Malishëve: E mitura sulmohet seksualisht nga punëtori teknik i shkollës - NACIONALE

Ngjarje e rëndë në Malishëve: E mitura sulmohet seksualisht nga punëtori teknik i shkollës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Malishevë. Aty një nxënëse e mitur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual””. Ka thënë Elezaj për Klankosova.tv.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Lajme të ngjashme