Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Fëmija tre vjeçar humb jetën, goditet me veturë nga një familjar në obërr të shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Ferizaj, ku një fëmijë tre vjeçar është goditur me fatalitet nga një vetur e një familjari në oborr të shtëpisë.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka thënë Kanun Veseli nga stacioni policor në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.