Ngjarje e rëndë: Burrë e grua vdesin në aksidentin në Sllatinë
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Sllatinë në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Një çift, burrë e grua, kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit. Tashmë janë publikuar fotografitë e çiftit.
Policia ka treguar se si ka ardhur deri te ky aksident.
“Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion” – shkruhet në raportin e PK-së.