Ngacmoi dhe kanosi një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Ngacmoi dhe kanosi një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në person është arrestuar në Prishtinë, pasi një grua ka raportuar se ai në vazhdimësi po e ngacmonte dhe po e kanoste, ka njoftuar në raportin 24 orësh policia e Kosovës.

Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur dhe ngacmuar atë. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme