Nga sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve me rrymë
Duke filluar nga sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve të rrymës në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Sipas tij, ky përmirësim i furnizimit me energji eklektike vije në bazë të informatave që kanë nga KEK-u, si rezultat i rikthimit nga remonti të njësisë B2 të Termostatit Kosova B.
“Kufizimet e energjisë elektrike janë vazhdimisht që nga e hëna e kaluar deri sot, kanë qenë rreth dy orë. Presim që të ketë përmirësim pasi që në bazë të informatave që kemi nga KEK-u pritet të rikthehet nga planifikimi mirëmbajtja e planifikuar vjetore, njësia B2 e Termostatit Kosova B dhe do ta stabilizojë mjaftë situatën”, thotë ai.
Buzhala thotë se aplikacioni eKesco është ndër më të suksesshmit për tu informuar qytetarët për reduktimet.
Sa i përket vonesave të rrymës që po ndodhin nganjëherë, ai thotë se shkak është volumi i madh i shkyçjeve të daljeve.