“Nga Pensilvania në Prishtinë” – Ambasada amerikane me video nga ushtrimet e trupave amerikane me FSK-në në Defender 25
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka publikuar një video ku shihen trupat amerikane bashkë me ushtarët e FSK-së, në stërvitjet gjatë Defender 25.
“Nga Pensilvania në Prishtinë, trupat amerikane dhe kosovare qëndruan krah për krah gjatë stërvitjes #ImmediateResponse, si pjesë e DEFENDER 25. Së bashku forcojmë sigurinë dhe mbrojtjen — gati për të reaguar, gati për të udhëhequr. #MëTëSigurtDheMëTëFuqishëm”, shkruan Ambasada në mbishkrimin e videos.