Nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin nga 80 euro për tekste shkollore - NACIONALE

Nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin nga 80 euro për tekste shkollore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci përmes një video, ka bërë të ditur se të gjithë prindërit nga nesër mund të aplikojnë në e-Kosova për subvencionimin e teksteve shkollore.

Nagavci në këtë video ka thënë se për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5, do të subevencionohen me nga 50 euro për lira dhe 30 euro për pajisje të tjera mësimore.

Ministrja e MASHTI-it ka njoftuar se nxënësit nga klasa 6-9 do të marrin librat e përdorura gjatë viteve të kaluara, mirëpo prindërit do të subvencionohen me nga 30 euro për blerjen e pajisjeve të tjera mësimore.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.” – ka bërë të ditur Nagavci.

Lajme të ngjashme