Nga nervoza me Musk, Trump planifikon ta shesë Tesla-n që e bleu në shenjë përkrahjeje - NACIONALE

Nga nervoza me Musk, Trump planifikon ta shesë Tesla-n që e bleu në shenjë përkrahjeje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti Donald Trump është pronari më i fundit i një Tesla-je që po mendon ta heqë qafe makinën e tij pas zhgënjimit nga Elon Musk.

Trump po shqyrton mundësinë ta shesë, apo madje edhe ta dhurojë, Model S-in e kuqe të Teslës që e bleu në mars, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë që foli për NBC News, vetëm një ditë pasi aleanca e presidentit me Musk-un u prish në mënyrë dramatike.

Trump e bleu këtë automjet elektrik për të treguar mbështetjen e tij për Teslën, drejtori ekzekutiv i së cilës, Musk, ishte përballur me kritika nga disa klientë dhe individë të tjerë për përfshirjen e tij në administratën e presidentit në lidhje me projektin DOGE – një përpjekje e gjerë për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë dhe numrin e punonjësve.

Lajme të ngjashme