Nga gishtat e mesit në piramidë: Kandidati për kryetar të Tiranës ndryshon postierin skandaloz - NACIONALE

Nga gishtat e mesit në piramidë: Kandidati për kryetar të Tiranës ndryshon postierin skandaloz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat në Shqipëri raportojnë se kandidati për kryetar të Tiranës ka ndryshuar posterin e shumëkomentuar, ku shfaqej me dy gishtat e mesit lart.

Kështu, ai ka ndryshuar fotografinë duke treguar duart në formë piramide.

“Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.” – shkruan tash në posterin e ri.

Vlen të përmendet se në lidhje me veprimin e tij, Këlliçi kishte marrë shumë reagime, madje edhe nga xhamitë e Tiranës.

“Ju lutem të reflektoni në lidhje me rëndësinë e kodit etik në procesin e zgjedhjeve. Në këtë periudhë, kur kandidatët janë duke luftuar për votën tuaj, është thelbësore të mos harroni rëndësinë e etikës në politikë.” – raportohet se është thënë në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme