Nga 1 deri në 5, kush prinë në sondazhin e vlerësimit të politikanëve?
Gazetari Adriatik Këlmendi ka prezantauar në "Rubikon" një hulumtim të gjerë të opinionit publik, i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik.
Në pyetjen “Vlerësoni me notë politikanët ku 1 është nota më e keqe dhe 5 nota më e mirë”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prinë me 3.07 për qind. Pas Kurtit, renditet presidentja Vjosa Osmani me vetëm 0.1 pikë përqindje më pak se kreu i qeverisë.
Pas Osmanit renditet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 2.13 për qind, ndërsa kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, 2.05 për qind.
Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj, renditet i pesti me 1.89 për qind.