Netanyahut të Izraelit i kërkohet të formojë një qeveri të ekstremit të djathtë - NACIONALE

Netanyahut të Izraelit i kërkohet të formojë një qeveri të ekstremit të djathtë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të premten, presidenti i Izraelit i ka kërkuar ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu të formojë një qeveri të re, duke i dhënë kështu liderit që prej kohësh është nën akuza për korrupsion një mundësi për t’i dhënë fund viteve të paqëndrueshmërisë politike në Izrael.

Vendimi i presidentit Isaac Herzog është njoftuar nga zyra e tij, ku thuhet edhe se, të dielën ai do t'i paraqesë zyrtarisht Netanyahut detyrën, duke i dhënë një muaj kohë për të krijuar një koalicion qeverisës me një shumicë në Knesset prej 120 vendesh.

Kujtojmë se, Netanyahu ka qeverisur Izraelin për 12 vjet radhazi përpara se të rrëzohej nga një koalicion i madh, por i brishtë në vitin 2021. Ndërsa, rikthimi i tij në zgjedhjet e javës së kaluar, dukej se siguronte që Izraeli të kishte një qeveri kohezive me një shumicë të rehatshme për herë të parë që nga viti 2019.

Megjithatë, kjo do të jetë qeveria më e djathtë dhe më fetare në historinë e Izraelit, pasi Netanyahu ka lidhur një aleancë me një parti ultranacionaliste që ka rrëmbyer titujt kryesorë për ndjenjat e saj anti-arabe.

Lajme të ngjashme