Netanyahu e quan takimin me Trumpin “njëra nga bisedat më të mira” që ka pasur me të - NACIONALE

Netanyahu e quan takimin me Trumpin “njëra nga bisedat më të mira” që ka pasur me të

57 minuta më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi takimin e së martës me presidentin amerikan, Donald Trump, si “njëra nga bisedat më të mira” që dy udhëheqësit kanë pasur mes vete, duke i përmendur bashkërendimin e ngushtë në lidhje me Iranin dhe çështjet e tjera të sigurisë.

“Ishte bisedë me plot partneritet, me mbështetje reciproke, me mirëkuptim ndaj qëllimit të përbashkët për t’u siguruar që Irani nuk do të ketë armë bërthamore, e gjithashtu edhe qëllime të tjera” – tha Netanyahu në një video të publikuar nga zyra e tij pas takimit me dyer të mbyllura, raporton televizioni CNN.

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të të dyja qeverive, por mbledhja nuk ishte e hapur për reporterë.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bisedimet i cilësoi “pozitive dhe produktive”.

Një zyrtar izraelit tha se udhëheqësit diskutuan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe “mundësitë e ndryshme në Lindjen e Mesme”.

Lajme të ngjashme