“Nesër, nesër” – Rektori që po dëshiron t’u japë tituj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit ikën nga gazetari
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu ka ikur nga media Vox Kosova, për të mos dhënë përgjigje të qartë se kush dhe pse po e nderon Kurtin nesër në Universitet të Prishtinës, në kulmin e fushatës.
“Nesër, nesër, e sheh tanaj, edhe kqyri lajmet e sheh. Pytne shoqaten Alumni se ata e kanë dhënë.” – tha Rektori, raporton Vox Kosova.
Shoqata:
Ish-Drejtoresha flet për Nacionalen
Ish-Drejtoresha e kësaj organizate Gjylbehare Llapi në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka treguar se ajo nuk është më pjesë e organizatës dhe se nuk e di se kush po i merr këto vendime.
“Unë kam qenë Drejtoreshë, por nuk jam më. Jemi në procedura me Universitetin e Prishtinës, me u bartë krejt te ata. Me të thënë të drejtën edhe anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati, dhe tash rektori me prorektoren e kanë marrë një vendim me caktu një person, por nuk më kanë tregu se kush është caktu. Unë veç kom me ia bart qatij personi kompetencat, por nuk e di kënd e kanë caktu. Mua më kanë tregu që ka me u mbajt një takim, por unë nuk e kam mar këtë vendim. Nuk e di kush e ka marë” – ka thënë ish-Drejtoresha.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për ta pyetur nëse ai e di se kush ka vendosur që ta nderoj Kurtin e Osmanin në kulmin e fushatës zgjedhore, por ai ka qenë i paqasshëm.
E-maili skandaloz i Universitetit të Prishtinës
Universiteti i Prishtinës ka lëshuar një e-mail skandaloz në drejtim të studentëve, në të gjitha kuptimet. Aty përdoret gjuhë militanteske ku Kurtit, nuk i përshkruhen përgjegjësitë ligjore aktuale, por sikurse në komunikatat e Vetëvendosjes, ai përshkruhet si “Kryeministër i Kosovës”. Ndërkohë me ligjet në fuqi ai maksimumi është “Kryeministër në largim (detyrë)”.
Në e-mail për Kurtin e Osmanin thuhet se e meritojnë këtë çmim për “…kontribut në ndërtim dhe përfaqësim të shtetit, i cili është burim frymëzimi ndër gjenerata”, duke shkalluar kështu në gjuhë përtej komunikatave partiake.
Kush i financon?
Në ballinën e kësaj shoqaete, e cila ishte active deri sot, si dhe në statut, vërehet se shoqatën e financon USAID, si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Me ardhjen në pushtet të Donald J. Trump, USAID ka pezulluar shumicën e fondeve, rreth 83% të tyre, në mbarë botën. Pra, shoqata i bie se aktualisht funksionon me fonde të MAShT-it. Pra, nën urdhërat e Ministres në Detyre Arbërije Nagavci. Pra, shoqata që financohet nga Nagavci po e dekoron Osmanin e Kurtit në Universitet të Prishtinës.
Në statut gjithashtu përmendet se Bordi është trupi i cili e ka në duar vendimmarrjen.
Ndërkohë, siç mësuam kjo organizatë tashmë nuk ka bord, as drejtor. Pra, Kurti nesër në mes të fushatës pritet të nderohet nga një organ a organizatë e cila është krejtësisht fantome dhe atë në emër të Universitetit të Prishtinës.