Nesër mot me vranësira dhe erëra të ftohta
Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të pjesshme dhe periudha të shkurtra me diell.
Në disa zona të izoluara mund të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa erërat e ftohta nga drejtimi i veriut do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë ditës.
Temperaturat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me ditët e fundit, me vlerën maksimale që pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius, sipas MeteoBallkan.