Nesër kryeministri spanjoll viziton Tiranën
Pedro Sanchez, Kryeministri i Spanjës pritet të vizitojë nesër, 1 Gusht, Shqipërinë.
Ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të zhvillohet orën 08:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp.
Vizita e kryeministrit spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./tvklan/