Nesër i jepet lamtumira e fundit babait të Calit - NACIONALE

Nesër i jepet lamtumira e fundit babait të Calit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Familja Mustafa ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, do të mbahet nesër.

Përmes një njoftimin në Facebook, familja ka treguar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, me fillim nga ora 12:00, në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Jahja Mustafa ka vdekur sot, pasi prej kohesh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komandant “Cali” i kishte kërkuar nga Gjykata Speciale që ta vizitonte babanë e tij, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Lajme të ngjashme