“Nëse ka fatura të fryra adresoni te KESCO dhe ZRrE”: Kurti mohon se ka shtrenjtim të rrymës
Tashmë idninjata dhe hallet e njerëzve rreth faturave të stërfryra të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor është bërë temë kombëtare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mohuar se ka shtrenjtim të rrymës, por është shprehus se “nëse ka fatura të fryra” atëherë qytetarët duhet “t’i adresojnë” ato te KESCO dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike”.
“Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, ka deklaruar Kurti.