Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë - NACIONALE

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës po e kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për një vepër mjaftë të rëndë penale- atë të fajdesë dhe detyrimit.

Adaj, policia i lutë qytetarët që nëse hasin në këtë person të dyshimtë, emri i së cilit është Besnik Lajqi nga fshati Malaj-Rugovë, ta lajmërojnë menjëherë policinë.

Më poshtë gjeni të gjitha informacionet dhe fotografinë e këtij personi.

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

 BESNIK (Bajram) LAJQI i lindur me 07.04.1984 në Malaj- Rugovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

 “Fajde” dhe

 “Detyrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për

vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të

lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Lajme të ngjashme