Nervozohet Basha i VV-së për zgjedhjet në veri, shan "shumë analistë" - NACIONALE

Nervozohet Basha i VV-së për zgjedhjet në veri, shan "shumë analistë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka ofenduar të gjithë ata që po deklarohen se zgjedhjet në katër komunat veriore nuk janë legjitime.

Basha përmes një shkrimi në Facebook nuk e ka përmbajtur vetën duke thënë se “shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.

Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe. Plot deklarime se këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk i plotësojnë kushtet pa marrë pjesë edhe argatët e Vuçiqit. Krejt shtetet ndërkombëtare janë deklaru që i pranojmë rezultatet, por këta ‘tonët’ nuk i pranojnë dhe nuk janë t’kënaqur, sikurse nuk është Vuçiqi me Radojçiçin! Shyqyr po bien këso raste e po iu bien maskat!” – ka shkruar Basha.

Vlen të theksohet që në bazë të suksesit shkollor në ciklin e mesëm të lartë, Basha e kishte 2-sh në lëndën Matematikë.

Pra, ai ishte më i suksesshëm në këtë lëndë se sa në lëndën e Biologjisë ku e kishte të mbyllur 1-sh.

Ndërkaq, sipas KQZ-së në zgjedhjet në veri të vendit deri në ora 15:00 pjesëmarrja është: Leposaviq 110 votues apo 0.83%. Zubin Potok, 240 votues apo 3.6%. Zveçan, 145 votues apo 2.07%, Mitrovicë e Veriut, 597 apo 3.3%.

Lajme të ngjashme