Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Është nënshkruar para disa minutash vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe ministrja e Suedisë, Jessikla Roswall, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.
Ndërkaq, nga Kosova, pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministrat, Donika Gërvalla – Schwarz dhe Besnik Bislimi.
“E nënshkruar, e vulosur, e dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sotë dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo do ta bëjë më të lehtë për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë, të bëjnë biznes dhe të thellojnë lidhjen me evropianët.” – ka shkruar Metsola në Twitter.
Signed, sealed, delivered.
— Roberta Metsola (@EP_President) April 19, 2023
Proud moment for @Europarl_EN as today we gave our final green light for visa liberalisation with Kosovo.
This will make life easier for the people of Kosovo - to travel, to do business, to deepen the bond with fellow Europeans. pic.twitter.com/cZVx5eZ8QU
Ndërkohë, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pritet që të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024.
Dje Parlamenti Evropian mori vendimin final duke e miratuar libëralizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pa votim, pasi që nuk kishte kundërshtime.
