Nënshkruhet sot marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë
Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim, nga ora 10:00 në objektin e Qeverisë.
“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim.” - thuhet në njoftimin e MF-së.
“Në këtë ceremoni do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Z. Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim.” – thuhet tutje.